Google ADS

Gashi – Konjufcës: Ju keni qenë korrekt, por sa herë është Bogujveci në seancë ndodhin probleme

15:45 | 27 Maj 2021
M. A.

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, pati fjalosje mes kryesueses së sotme të seancës, Saranda Bogujevci të LVV-së dhe deputetëve të opozitës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se ajo që ndodhi sot në Kuvend, nuk ka ndodhur kurrë më parë, pasi siç thotë ai, Bogujevci ia ndaloi fjalën dhe nuk ia dha të drejtën e deputetit për të folur.

“E pa logjikshme dhe e paarsyeshme, kjo po ndodh që disa herë në Kuvend, jo dëmton demokracinë dhe mundësinë e bashkëpunimit, dëmton të drejtën e shprehjes së Opozitës. Ju deri dje keni qenë Opozitë sot jeni në pushtet, nesër mund të jeni prapë në Opozitë. E keni zgjedh këtë rrugë e cila është e gabueshme, ju vazhdoni por ne do të jemi këtu me aq sa kemi forcë dhe argument do të mbrojmë të drejtat e Opozitës”.

“Nuk ka ndodhur kurrë më parë që deputetëve mos me iu dhënë fjala për rend dite, nuk e kam për ty z.Kryetar se ju keni qenë korrekt në drejtimin e seancës, por nëse ju nuk vini qëllimisht kjo të bën bashkëfajtor, nëse ke pasur punë është dashtë të ia jepni dikujt që mundet me e drejtu seancën. Të ju thuhet deputetëve s’du me ta dhënë fjalën, nuk ka ndodh asnjëherë”, tha Gashi.

Pas deklaratës së tij, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca iu drejtua Arben Gashit duke i thënë se sa herë që mungon në seancë, nënkupton se ai ka takime të rëndësishme të cilat janë organizuar ditë më parë.

“Sa herë që nuk jam këtu, nënkuptom që jam në takime të rëndësishme zyrtare, ju kisha lut të mos paragjykosh për veprimtarinë time si Kryetar i Kuvendit. Unë gjithmonë kam qenë ithtar i idesë që sa ma shumë të favorizojë Opzitën, t’ja japë të gjitha mundësit që i lejon rregullorja në formë të diskriminimit pozitiv”.

Gashi kërkoi sërish fjalën e tij dhe i tha Konjufcës: “Sa herë që ju nuk jeni, e drejton Bogujevci seancën, po ndodhin këto probleme. Ajo thotë s’du me ta dhënë fjalën, s’keni me fol. Çfarë të them unë më në Kuvend kur një deputeti i thua s’ki me fol. Po kërkoj nga ju me u kujdes që kjo mos me ndodh”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme