“Kur e mora detyrën e Ministrit, Kulturën e gjetëm në një gjendje të rëndë në të gjitha fushat, por ajo që na priti si betejë e parë ishte greva e aktorëve. Të gjithë aktorët ishin në grevë, ndërsa duhej ofruar zgjidhja e situatës”, tha Ministri në detyrë Kujtim Gashi ne emisionin debatues për Kulturën në RTK.
Ai tutje shtoi se gjendja asnjëherë nuk ka qenë me e degraduar se sa nën udhëheqjen e LDK-së. Nevoja për mbështetje ishte edhe më e madhe.
“Ne për me pak se një vit arritëm që t’i rrisim pagat e krijuesve dhe përformuesve për 50 përqind”, tha Gashi.
Gashi tha se në kohën sa e ka udhëhequr MKRS-në, dikasteri i Kulturës i ka mbështetur 20 filma.
“Falë përkrahjes dhe mbështetje së MKRS shumë aktorë marrin pjesë në festivale botrore të filmave .
Nën udhëheqjen e Kadri Veselit kryeministër kultura dhe trashigimia kulturore do të kenë mbështetje më të madhe”, ka thënë ministri në detyrë, Kujtim Gashi.
Gashi garantoi mbështetje të fuqishme për komunitetin e artistëve .
“Të gjitha asetet e trashigimisë kulturore do ti mbështesim juridikisht dhe financiarisht në mënyrë që t’i kthejmë në pika të rëndësishme turistike dhe t’i japin vendit shtytje në zhvillimin ekonomik. Do të mbështesim të gjithë teatrot , ndërsa do të punojmë që aktorët të i kthejmë nën ombrellën e Ministrisë” tha Gashi
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...