Google ADS

Gashi: Koalicioni PDK-LDK më i dëmshëm se sa i dobishëm

18:44 | 10 Maj 2017
M. A.

Me votimin e mocionit të mosbesimit, ku rezultoi me rrëzimin e Qeverisë Mustafa, sipas Deputetit të LDK-së Arben Gashi, është koha më e mirë për t’u shkëputur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Këto deklarime Gashi i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, derisa vendimin e partnerit të koalicionit të LDK-së, për rrëzimin e qeverisë, e quajti tinëzar.

Veç tjerash Arben Gashi shtoi se koalicioni PDK – LDK nuk ka sjell ndonjë të mirë në vend, pasi solli më shumë dëme se sa dobi për qytetarët, njofton Klan Kosova.

”Tashmë është koha e fundit kur Kosova duhet të shkëputet nga Partia Demokratike e Kosovës. Qysh në fillim koalicioni ka qenë i panevojshëm me PDK-në. Koalicioni PDK – LDK më shumë ka qenë i dëmshëm se sa i dobishëm”.

”Çështja është se përballë ngjarjeve të mëdhaja që i thoshte Veseli. Kemi hyrë në një sjellje politike e cila është interesante”.

”Nëse ka një marrëveshje mes PDK dhe LDK për mos përkrahje të mocioneve dhe ajo ndodhë sot në mënyrë tinëzare sjellin vendin më në tensione dhe në këtë situatë”.

”Nuk ka nevojë për dyshime, kjo është dëshmuar, PDK pati ujdi me partite opozitare”.

”Në vazhdimësi ka pasur konflikte të ndryshme mes këtyre subjekteve por ky rrezik më i madh i ka bërë bashkë”.

”LDK ishte e bashkuar, LDK në konceptin politik nuk ka nevojë të ketë dikë në konceptin e përkrahjes”.

”Me veprimet taktiket e PDK-së janë veprime tinëzare që i shkojnë përshtati PDK-së dhe nuk është aspak befasi për mua. Të shohim se si do të arrijë përfundimin”.

”Na bëjnë të mendojmë më shumë, mbetemi të përcaktohemi për një program më gjithëpërfshirës për vendin. Deklaratat që i ka shtuar aty duhet të dëshmohen. Kauzat e caktuara tashmë Mustafa ka dëshmi që t’i dëshmojë”.

”Derisa këto kanë qenë opinion publik, Mustafa duhet t’i dëshmojë në mënyrë që të rikrijojë profilin”.

”Nëse i kthehemi krizës së koalicionin VLAN i kthehmi një statusi tjetër. Ka pasur mundësi të ketë siguri më të madhe. Nuk e di nëse ka pa dikush diku në një mocion mos-besimi ministrat të mos përkrahin ministrin e vet”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme