Gashi kërkon të zgjidhen nënkryetarët, Mikullovci e hedh poshtë mundësinë (VIDEO)

11:48 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar në seancën e sotme konstituive që të vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit meqenëse koalicioni PAN nuk po vjen në seancë për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Mirëpo, ky propozim i Gashit është rrëzuar poshtë nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci i cili tha se rregullorja e Kuvendit nuk lejon zgjedhjen e nënkryetarëve pa u zgjedhur fillimisht kryetari të cilin një këtë rast duhet ta propozoj PAN-i, shkruan arbresh.info.

“Rregullorja e Kuvendit e pamundëson që të bëhet zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit pa u zgjedhur fillimisht kryetrari i Kuvendit, kështu që pa koalicionin PAN nuk mundemi”, ka thënë Mikullovci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme