Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të raportojë në Kuvend lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe kidnapimin e tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe.
Gashi në emër të LDK-së e ka dënuar fuqishëm agresionin e Serbisë, duke kidnapuar tre zyrtarë policorë brenda territorit të Kosovës.
“Ky është një veprim agresioni i dënueshëm politikisht dhe ndërkombëtarisht dhe një veprim i cili në asnjë rrethanë nuk duhet të lejohet të përsëritet”.
Ai në emër të LDK-së ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë që të bëjnë të pamundurën që të bëhet kthimi i zyrtarëve policorë sa më parë në Kosovë.
“Po ashtu, kërkoj që kryeministri të vijë sa më shpejtë në një seancë të veçantë raportuese në Kuvendin e Kosovës e të raportojë për situatën në veri, gjendjen e zyrtarëve policorë për aq sa ka informacion, për masat që janë ndërmarrë dhe jemi të gatshëm që si Kuvend të marrin masa që janë të nevojshme”.
Ai gjithashtu ka kërkuar që Kurti t’i raportojë deputetëve lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
“Sepse kemi parë qëndrime zyrtare të SHBA-së dhe përfaqësuesve të BE-së lidhur me mundësinë e marrjes së masave sanksionuese për institucionet e Kosovës e kjo është ngjarje shumë shqetësuese që nëse ndodh do të jetë e rëndë dhe e patejkalueshme”.
“Jemi në një situatë delikate ku na duhet informim për ngjarjet në veri dhe agresionin luftënxitës të Serbisë, duke kidnapuar policët. Na duhet informim për raportet e Qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë dhe na duhet pjekuri e kryeministrit e të mos tallet si herën e kaluar kur thoshte ‘a po doni me apo pa koordinim ndërkombëtar’?”./Arbresh.info/
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare