Gashi, Kastratit: Je i painformuar, je mysafir në Kamenicë

23:25 | 11 Tetor 2017
M. A.

Pas akuzave të Kandiatit të Vetëvendosjes për Kamenicën, në lidhje me keqqeverisjen e PDK-së në këtë komunë, i mënjehershëm ka qenë reagimi i kandidatit të PDK-së.

Në Magazina Lokale Kujtim Gashi i PDK-së ka kritikuar Qëndron Kastratin e Vetëvendosjes, se ai është i painformuar pasi sipas tij nuk jeton fare në Kamenicë, transmeton Klan Kosova.

”Qëndroni ka probleme se ka informata që i ka mar gjatë kësaj jave që po qëndron në Kamenicë”.

”S’mundet me i marr të gjitha informatat në Kamenicë e me ardh me flejt në Prishtinë”.

”Natyrisht sepse është mysafir atje, e s’mund të ketë informata se çka ngjanë në Kamenicë”.

”Ardhja e tij si misionar nga Prishtina edhe krahasimi e lidhjet me Prishtinën nuk janë adekuate për komunën e Kamenicës. Gjithnjë i referohet komunës së Prishtinës si model për Kamenicën”.

”Në Kamenicë është një realitet i ri e kur flet për zhvendosjen e banorëve nuk e din se 18 fshatra janë eliminuar”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme