Gashi: Ka ikur treni që të krijohet gjykatë për krimet e Serbisë në Kosovë

23:12 | 30 Prill 2019
L G

Avokati Tomë Gashi ka folur rreth mundësive për formimin e një gjykate ndërkombëtare për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Gashi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “gjykatë ndërkombëtare nuk mundet të kërkojë një shtet për një shtet tjetër” – në këtë rast Kosova për Serbinë.

“Kosova ka mundur që t’i akuzojë, nëse gjinden prova edhe t’i gjykojë, të gjithë ata serbë të implikuar në vrasjen e civilëve në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Mundësia që të bëhet një gjykatë ndërkombëtare për krimet e Serbisë ka kaluar, sipas Gashit.

Më 2015, ka thënë ai, “ka qenë treni i fundi”, kur Kuvendi i Kosovës votoi për formimin e Gjykatës Speciale.

Gashi ka thënë se Kosova nuk është dashur të pranonte ta formonte Gjykatën Speciale, të cilën e ka cilësuar “gjykatë kundër vetvetes”.

Ai ka thënë se është dashur që të paktën të këmbëngulet që ky organizëm të merret edhe me krimet e kryera nga serbët. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme