Frashër Krasniqi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë gjendet në stacion të Policisë ku pritet të merret në pyetje rreth rrahjes me deputetin e Nismës, Milaim Zeka.
Avokati i Krasniqit, Tomë Gashi ka thënë për “Indeksonline” se faktet nuk mund të ndryshohen meqë gjithçka ka qenë drejtpërdrejtë. Sipas Gashit, meqë është parë gjithçka, Krasniqi mund të shpëtojë pa ndonjë masë të rëndë.
“Momentalisht më kanë thirrur si avokat i Frashërit dhe për pak kohë do të merret në pyetje për ngjarjet që kanë ndodhur në Klan Kosova. Masa e arrestit shtëpiak që i ishte shqiptuar në rastin e quajtur si terrorizëm është zëvendësuar me masën e lajmërimit në stacion të policisë. Frashëri e ka respektuar këtë. Ajo që mund të themi është se mund të shpëtojë pa ndonjë masë më të rëndë sepse gjithçka ka qenë publike dhe ka qenë e incizuar. Faktet nuk mund të ndryshohet”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, Zeka më herët ka treguar se gjendet në Polici dhe se e ka paditur Krasniqin për sulm ndaj tij.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...