Google ADS

Gashi i përgjigjet Selimit: Me ju ishim në izolim ekonomik, politik dhe shoqëror

12:23 | 9 Tetor 2020
V. S.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i është kundërpërgjigjur kritikave nga Rexhep Selimi i Lëvizjes Vetëvendosje në raportin e 100 ditëshit të punës nga kryeministri Avdullah Hoti.

“Sot jemi këtu para këtij Kuvendi dhe para qytetarëve të Kosovës për të treguar se si kanë rrjedhur gjërat. Po fillojmë pak ku ishim dhe ku jemi. Ishim në një izolim total ekonomik, politik, shoqëror për arsye të ndryshme. Politik sepse prishëm raportet me bashkësinë ndërkombëtare, ekonomik për shkak të pandemisë, social për shkak të vendimeve të gabuara të qeverisë ku kishte izolim antikushtetues të qeverisë së Kosovës. T’i kujtojmë pak se ku ishim. Ishim në kërcënimet me letra nga bashkësia ndërkombëtare për tërheqje të ushtrisë nga Kosova, për ngrirje fondesh në një situatë të krijuar vet për 50 ditë të gabuara. Ku jemi sot, sot jemi te një marrëveshje që na thotë se Kosova shëndrrohet në një qendër rajonale, se rrugët e Kosovës janë ato që lishin Kosovën me rajonin dhe Evropën qëndrore”, theksoi Gashi./arbresh.info/

Rexhep Selimi: Kjo Qeveri është koti

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/726689878061025

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme