Gashi i PDK-së: Ju siguroj se PDK-ja nuk e ka diskutuar përfshirjen në qeveri

21:31 | 2 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se partia e tij asnjëherë nuk ka diskutuar brenda mbledhjeve të saj futjen në qeveri.

“Ju siguroj se në asnjë takim të PDK’së nuk është diskutuar për përfshirjen e PDK’së në qeveri. Takimet tona kanë qenë të shkurta”, është shprehur Gashi.

Tutje, ai tha se ka zëra brenda dhe jashtë që PDK’ja të futet në qeveri. Megjithatë, qëndrimi i PDK’së është që të mbetet në opozitë sipas Gashit.

“Vullneti i strukturave të PDK’së është të mbetemi në opozitë. Ka zëra nga jashtë dhe brenda që dëshirojnë që PDK’ja të futet në qeveri. Por, qëndrimi i PDK’së është që të mbetemi në opozitë”, shtoi Gashi.

Të ngjashme