Ish-ministri i Kulturës, Kujtim Gashi përmes profilit të tij në Facebook, ka goditur rënd kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Ai ka shkruar se gjatë konferencës së Rambujesë më 1999, Kurti kërkoi gjakderdhje, ndërsa, gjatë bombardimeve u vetëdorëzove.
“Gjatë negociatave në Vjenë për statusin politik të Kosovës mbete i njëjtë. Kërkove gjakderdhje dhe vëllavrasje! Para se të shpallej pavarësia e Kosovës shkaktove gjakderdhje, ndërsa më 17 shkurt 2008 u tmerrove. Njohjet ndërkombëtare nga SHBA-ja dhe pjesa e shteteve perëndimore përbënin shqetësim tepër të madh për ty, derisa prezencën e NATO-s në Kosovë gjithmonë e konsiderove si okupuese”, ka shkruar ai.
Sipas Gashit, kur u themelua Ushtria e Kosovës, Kurti e mohoi që vendi ynë ka ushtri, tash e 20 vjet në liri nuk Kurti nuk i vizitoi pikat kufitare me Serbinë.
“Kurrë nuk e ke njohur as shtetin dhe as simbolet e tij. Përkundrazi, ato i dogje në shesh dhe institucionet i sulmove me molotovë dhe minahedhës. Gjithmonë shtetin e Kosovës e ke përqeshur dhe përbuzur. Tani sërish bën thirrje për gjakderdhje dhe vëllavrasje! Si kryeministër i njohe vendimet dhe autoritetin e Serbisë në veri të Kosovës, duke e rikthyer Serbinë në hapësirat e territorit të Kosovës”, ka shtuar Gashi.
Ai më tej ka shkruar se Kurti e refuzoi propozimin e të gjithë liderëve shqiptarë për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme në gjithë territorin e Kosovës.
“Në anën tjetër, e pranove dhe po e zbaton atë të Serbisë edhe në territorin tonë. Me pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia, ti relativizove krimet e Serbisë në Kosovë. Albin, gjithnjë ke me mbet i njëjtë – argat në detyrë i Serbisë në Kosovë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Gjatë konferencës së Rambujesë më 1999, ti Albin kërkove gjakderdhje. Ndërsa, gjatë bombardimeve u vetëdorëzove. Gjatë negociatave në Vjenë për statusin politik të Kosovës mbete i njëjtë. Kërkove gjakderdhje dhe vëllavrasje! Para se të shpallej pavarësia e Kosovës shkaktove gjakderdhje, ndërsa më 17 shkurt 2008 u tmerrove. Njohjet ndërkombëtare nga SHBA-ja dhe pjesa e shteteve perëndimore përbënin shqetësim tepër të madh për ty, derisa prezencën e NATO-s në Kosovë gjithmonë e konsiderove si okupuese.
Kur u themelua Ushtria e Kosovës mohove që vendi ynë ka ushtri. Tash e 20 vjet në liri nuk i vizitove pikat kufitare me Serbinë. Kurrë nuk e ke njohur as shtetin dhe as simbolet e tij. Përkundrazi, ato i dogje në shesh dhe institucionet i sulmove me molotovë dhe minahedhës. Gjithmonë shtetin e Kosovës e ke përqeshur dhe përbuzur. Tani sërish bën thirrje për gjakderdhje dhe vëllavrasje! Si kryeministër i njohe vendimet dhe autoritetin e Serbisë në veri të Kosovës, duke e rikthyer Serbinë në hapësirat e territorit të Kosovës.
E refuzove propozimin e të gjithë liderëve shqiptarë për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme në gjithë territorin e Kosovës. Në anën tjetër, e pranove dhe po e zbaton atë të Serbisë edhe në territorin tonë. Me pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia, ti relativizove krimet e Serbisë në Kosovë. Albin, gjithnjë ke me mbet i njëjtë – argat në detyrë i Serbisë në Kosovë!.
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...