Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, sot në seancën e Kuvendit deklaroi se me projektligjin për buxhetin e vitit 2025, mazhoranca po tenton të bëjë ndryshime në ligjin për paga dhe ligjin për tatimin në prona të paluajtshme.
Gashi, gjatë fjalës së tij, theksoi se ky projektligj nuk do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Ka ndodhur një shkelje procedurale që në vetvete përmban shkelje Kushtetuese. Me ligjin për ndarje buxhetore tentohet që të ndryshohet ligji për pagat për zyrtarët publik dhe ligji për tatimin në prona të pa luajtshme. Këto përbëjnë shkelje Kushtetuese. Këto janë shkelje të rënda dhe sidomos heqje e mundësisë që deputetët të flasin për amandamentin. I bëjmë thirrje presidentes që të garantoj që ligji të kthehet në Kuvend. Këta kanë mbërri që me një ligj tri herë me shkel Kushtetutën”, ka thënë ai./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?