Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, thotë se i kanë votat e mjaftueshme që nesër të formojnë qeverinë në krye me Avdullah Hotin.
Ai tregoi se nesër në ora 11:00 do të mbahet seanca, ku secili deputet në bazë të bindjes së vetë do të votojë.
“Sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues të udhëhequr nga Grupi Parlamentar të LDK, nesër në ora 11:00 mbahet seanca. Mendoj se është e padenjitetshme që deputetët të konsiderohen si vota dhe kanë të drejt të japin vlerësimin e vetë. Trajtimi i deputetit si votë po më duket si e padinjitetshme”, u shpreh Gashi.
Gashi, nuk pranoi të tregoi se sa vota kanë arritur t’i sigurojnë për votimin e kësaj qeverie. Ai tha se është e padinjitetshme që deputeti të trajtohet si votë.
Megjithatë, Gashi insistoi që i kanë votat e mjaftueshme.
“Ne jemi të bindur që i kemi votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë”, u shpreh Gashi./arbresh.info
Rohde shijon diellin në Prizren
Punonjës të strukturave paralele punojnë edhe nga shtëpia ed...
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh
Papa e kritikon Izraelin, e quan “të turpshme” situatën në G...
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok
Alby me të dashurin puthen në ashensor