Analisti Tomë Gashi ka vlerësuar që në debatin e Vjosa Osmanit në Rubikon ajo i ka thënë të gjitha që është dashur t’i thotë, dhe se ai pret që qytetarët e Kosovës tashmë ta dinë se kë duhet votuar.
“Unë thashë ushtruesja e detyrës së presidentes sot dhe presidentja e ardhshme që do të jetë pas disa muajve”, ka thënë Gashi në Edicionin e Analizës në Klan Kosova duke iu referuar Osmanit.
Gashi pohoi se Osmani nuk ka ndryshuar dhe se ajo është e njëjta edhe pse është ballafaquar me shumë sfida.
“Nëse [qytetarët] më 6 tetor të vitit 2019 kanë pasë dilemë kënd me e votu, Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre të LDK-së apo Albin Kurtin si kandidat për kryeminsitër nga Vetëvendosje, tani i kanë që të dy bashkë”.
“I kanë në një listë, në Vetëvendosje, në listën për referendumin, dhe situate është shumë e qartë”.
“Ne shumë shpejt do ta kemi Albin Kurtin kryeministër dhe Vjosa Osmanin presidente”.
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...