Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se qeverisja e Ramush Haradinajt do ta ketë të vështirë jetën për shkak të numrave të pakët.
Ai ka deklaruar se nëse opozita mban pozicion si deri tani, mazhoranca do a ketë të vështirë, ndërsa ka theksuar se në vend duhet të krijohet tradita që partia e parë të marrë drejtimin e qeverisë.
“Do të jetë shumë e vështirë që një qeveri që ka mbështetjen e 61 apo 62 deputetëve të ecë përpara. Kësaj radhe opozita është shumë e fortë. Duhet që në Kuvendin e Kosovës megjithatë të krijohet një gjendje e vullnetit pozitiv dhe e veprimeve korrekte politike. Por normalisht që do të jetë e vështirë që kjo qeverisje të funksionojë”.
“Mendoj se duhet të hyjmë në një fazë tjetër të politikbërjes, kur partia e parë që merr më shumë vota duhet të ketë kryeministrin. Nuk mund të vazhdohet me idenë që lojërat politike të sigurojnë postin e kryeministrit, apo plot poste tjera”.
“Kur flasim për zhvillim rajonal – cka është rajoni në Kosovë? Në Kosovë nuk ka rajone. Ka një tendencë të komunitetit serb për këtë gjë, por jo diçka tjetër”.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...