Avokati Tomë Gashi thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Sipas tij kjo është zgjidhja e vetme. Por sipas tij, një gjë e tillë do të mund të mos ndodhte për shkak se partitë politike në vend ia kanë frikën VV’së së Albin Kurtit.
“Këta kanë me tentu prej frikës së Vetëvendosjes me u bo bashkë. Të gjitha partitë politike për shkak të frikës nga Lëvizja Vetevendosje”, tha ai në RTK.
“Zgjedhja është e vetmja zgjedhjet , edhe nëse bëhen bashkë dhe e shtyn për një periudhë kohore disa javëshe ose disa muaj”, thotë Gashi.
“Kanë me tentu me u bo bashkë por lakmia nuk ka me i lënë me u bo bashkë. Këta janë qaq lakmiqarë që e kanë treguar për 21 vjet sa që lakmia mundet me jau prish matematikat”, thotë Gashi.
Këtu ai përmendi edhe Gjykatën Speciale e cila sipas tij ka prishur shumë plane të partive politike. Ai mendon se aktakuzat e publikuara deri më tani nga kjo Gjykatë nuk do të jenë të vetmet.
“Gjykata Speciale ua ka prish matematikat krejtve definitivisht, edhe ka me iu prish edhe dove matematikat. Për shkak se a po mendon dikush që Gjykata Speciale është me tri akuza? S’përfundon Gjykata Speciale me tri aktakuza”, tha Gashi.
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...