Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi vazhdon të jetë i akuzuar për terrorizëm, në rastin e sulmit të drejtuar objektit të Kuvendit të Kosovës.
Por, pavarësisht kësaj, Krasniqi arriti që të jetë prezent në çdo “seancë” të mbajtur deri më tani nga Legjislatura e Gjashtë e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme në seancën konstituive, Krasniqi bëri bujë të madhe me deklaratën që bëri në drejtim të komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Madje Krasniqi nuk hezitoj të përmend emrin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, për të cilin tha se nuk po ngurron t’i gjunjëzohet Listës Serbe dhe “kriminelit” Ukë Rugova.
I kontaktuar nga Indeksonline, avokati mbrojtës i Krasniqit, Tomë Gashi ka bërë të ditur se për të qenë pjesë e seancave, Krasniqit i duhet që të bëjë kërkesë të re gjithmonë tek Gjykatësi.
“Për çdo seancë që ai merr pjesë duhet kërkesë e veçantë dhe deri më tani Gjykata e ka lejuar dhe sigurisht do të duhej që ta lejojë gjithmonë pasi është deputet i zgjedhur me votë të qytetarëve të cilët kanë votuar për të”, ka thënë Gashi.
Por sipas tij, deklarata e “nxehtë” që bëri dje nuk do t’i ndikojë që t’i refuzohet kërkesa për pjesëmarrje në seancë parlamentare.
“Absolutisht nuk do të ndikojë sepse është imuniteti i cili e mbron dhe i jep të drejtën të deklarohet dhe deklarimet e tilla janë të drejta dhe Gjykata nuk ka të drejtë të përzihet fare në Kuvend për vendimet që i merr Kryesuesi”, ka shtuar Gashi.
Sipas Gashit, i vetmi mëkat i djeshëm i tij ka qenë përmendja e emrave të veçantë të disa komandantëve.
“Sigurisht se deklaratat e tij kanë qenë të lira pasi debati është lejuar nga kryesuesi i Kuvendit dhe Krasniqi nuk ka qenë i vetmi që ka debatuar. Mëkat i vetëm ka qenë që i ka cekur disa komandantë të cilët mund të jenë të përfshirë në raste të krimeve dhe jo të gjithë, por besoj që këtë mund ta bëjë herën e ardhshme”, ka përfunduar Gashi.
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri