Muaji tetor ishte përfolur gjatë si muaji kur do të ngritën aktakuzat e para nga Gjykata Speciale. Por një gjë e tillë siç duket nuk do të ndodhë.
I kontaktuar nga Indeksonline, avokati Tomë Gashi ka thënë se ka pasur procedura të shumta të cilat përkojnë me Ligjin të cilat është dashur të kryhen në mënyrë që të vazhdohet me ngritjen e aktakuzave.
“Kanë qenë procedurat e tilla derisa gjithçka është harmonizuar lidhur me strukturën e Ligjeve të cilat kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale. Ajo ka muaj që është e gatshme por ngritja e aktakuzave varet nga zyra e Prokurorit Special e cila është në Hagë, padyshim se pa ngritjen e këtyre aktakuzave të para, Gjykata nuk mund të funksionojë dhe të gjitha parametrat tregojnë se kjo nuk do të ndodhë larg”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, emrat të cilët do të akuzohen nga Specialja dihen vetëm nga Prokurori amerikan, David Schwendiman.
“Sigurisht se kush do të jenë të akuzuarit atje nuk dihet por këtë e di vetëm prokurori amerikan Schwendiman, dhe nuk besoj se do të kalojë shumë kohë deri në momentin kur do t’i kemi emrat e të parëve të cilët akuzohen. Por nuk do të thotë se të gjithë ata që do të akuzohen në raundin e parë nuk do të ketë akuza të tjera meqenëse Gjykata Speciale nuk ka kohë të limituar se sa do të veprojë”, ka shtuar Gashi.
Gjithashtu sipas avokatit, ekziston mundësia që Specialja të jetë mbi kokën dhe kurrizin e kosovarëve për shumë vite.
“Ka mundësi që Gjykatën Speciale do ta kemi mbi kokën dhe kurrizin tonë përafërsisht prej 5 deri në 15 vite”, ka thënë Gashi duke shtuar se fundi i këtij viti do të jetë pikërisht koha kur do të bëhet edhe ngritja e këtyre aktakuzave.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës