Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falenderuar qytetarët për respektimin e vendimeve dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ai ka uruar një fundjavë të mbarë, ka shprehur mirënjohje dhe falenderoi të gjithë qytetarët e Obliqit, të cilët po e respektojnë kufizimin e lëvizjes sipas vendimeve dhe udhëzimeve të Ministrisë së Shendetësisë, transmeton arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Bashkëqytetarë të nderuar,
Kjo pamje e qetë dhe stabile e qytetit të Obiliqit, është tregues i vetëdijes së lartë qytetare nga ana e juaj, e kuptoj se situata në të cilën ndodhemi është e panjohur më parë, por ju siguroj se të gjithë antarët e shtabit emergjent,po bëjmë përpjekje maksimale në menaxhimin dhe parandalimin e këtij armiku të padukshëm.
Duke ju uruar fundjavë të mbarë, shprehi mirënjohjen dhe falenderimin tim për të gjithë qytetarët e Obiliqit, të cilët po respektojnë kufizimin e lëvizjes sipas vendimeve dhe udhëzimeve të MSH-së.
Ju bëjë thirrje të sinqertë që të vazhdoni të qëndroni në shtëpi duke ju kërkuar që edhe në intervalet e lejuara kohore të dilni nga shtëpitë vetëm për qëllime të arsyeshme.
Ne jemi në shërbimin tuaj 24 orë, stafi Policor??♀️??♂️ dhe stafi i QKMF-së??⚕️??⚕️ në detyrë, u jemi mirënjohës për përkushtimin e tyre, ju mund të lehtësoni punën e tyre duke qëndruar në shtëpi.
Është kaq e thjeshtë, por shpëton jetë!
☎️ +377 45 163 222 (QKMF Obiliq )
☎️ 038 561 600 (Statcioni Policor Obiliq)
☎️ 0800 11 001 (pa pagesë)
☎️045 161 001 (shtabi emergjent)
Xhafer Gashi
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...