Publicisti Shkëlzen Gashi, ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
Gashi në një intervistë për Edicionin Special në Klan Kosova tha se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë e tjera duhet të qëndrojnë në sallën e Kuvendit kur edhe do të votohet për kreun e shtetit.
Në të kundërtën sipas tij, ata që i humbën zgjedhjet nëse shkohet prapë në zgjedhje do ta pësojnë edhe më keq.
“Unë nuk kam informatë. Kjo është veç në bazë të asaj si të themi analizës time për zhvillimet politike që kanë ndodhur sidomos pas 14 shkurtit, kur ka pasur rezultat taman revolucionar zgjedhor, edhe unë nuk kam absolutisht asnjë dilemë që është në interesin e vet Lidhjes Demokratike të Kosovës që deputetët e saj të qëndrojnë në sallë, por edhe të partive të tjera politike dhe jo vetëm të LDK-së. Të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë pro ose kundër nuk është me rëndësi, por të qëndrojnë në sallë kur të zgjedhet presidenti i Kosovës. Sepse po qese Kosova shkon edhe njëherë në zgjedhje, partitë politike që i kanë humbë këto zgjedhje janë të vetëdijshme se mund ta pësojnë edhe më keq. Kjo është e para”.
Ai theksoi se do të ketë një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare e në veçanti nga SHBA-të që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente e Kosovës.
Shkëlzen Gashi tha se liderët politikë në Kosovë që nga viti 1989 e deri më sot janë përzgjedhur nga Ëashingtoni.
“E dyta është se presioni i bashkësisë ndërkombëtare me theks të veçantë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë që Vjosa Osmani të zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës”.
“Mos harroni që prej vitit 1989 e deri më sot liderët politikë të Kosovës janë caktuar prej Washingtonit. Vitit 89-të e deri tek e 45-ta janë caktuar nga Beogradi, prej Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë, kurse nga viti 1989-të caktohen prej Washingtonit, konkretisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë”.
“Kryetari i parë i Kosovës në vitin 1989-të pas rënies së komunizmit këtu është zgjedhur Ibrahim Rugova. Dhe tashmë ka dëshmi të pakontestueshme që ai ka qenë njeriu i preferuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Njësoj ka ndodhur edhe me presidentin e dytë që ka qenë presidenti Sejdiu, pastaj ka ndodhur edhe me Behgjet Pacollin. E kemi parë të gjithë mesazhet e ambasadorit të atëhershëm të SHBA-ve, Christopher Dell, intervenimet e tij për ta zgjedhur z. Pacolli, president të Republikës së Kosovës, pastaj ndërhyrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ta zgjedhin zonjën Atifete Jahjaga, si presidente të Republikës së Kosovës. Dhe në fund edhe presidentin e fundit të Kosovës zotëri Thaçin, i cili është zgjedhur me mbështetjen e SHBA-ve”.
“Dhe kjo nuk ka absolutisht asnjë ndryshim radikal, rrënjësor që më bënë të besoj se kjo ka ndryshuar. Edhe këtë kemi për ta parë më së largu javën tjetër, kur do të kompletohet qeverisja e Kosovës. E kemi Kuvendin, kryesinë e Kuvendit, qeverinë dhe do ta kemi edhe presidentin e Kosovës”.
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...