Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se zgjedhjet e ardhshme, të cilat, sipas tij, mund të mbahen diku në gusht të këtij viti, do të sjellin ndryshime radikale.
“Nëse pritjet janë që në qershor për rekomandimin për vizat, atëherë ne më pas duhet të marrim vendim se kur duhet të mbahen zgjedhjet – 45 ditë maksimalja, diku në gusht zgjedhjet i bien. Do të ketë një ndryshim radikal të skenës politike në Kosovë”, ka pohuar Gashi në Klan Kosova.
“Është edhe opsioni tjetër që me dakordim të mbajmë zgjedhjet mbase në shtator, apo tetor”.
Gashi ka deklaruar se me Listën Serbe do ta rrëzonin qeverinë, por jo nëse deputetët e saj kanë kushte për bashkëpunim.
“Nëse Lista Serbe ka kushte për rrëzimin e qeverisë, atëherë jam kundër që kjo të bëhet me Listën Serbe”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...