Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në emisionin “A Show” , ka thënë se ka thënë se LDK’ja do të insistojë në ta kërkojë postin e presidentit në negociatat për lidhjen e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në pyetjën e Adi Kastrës për deputetin Gashi, se a do të insistojë LDK’ja në postin e presidentit, Gashi ka thënë se do të insistojë me idenë e ndarjes së pushtetit dhe përgjegjësisë.
“Ne vazhdojmë të kemi idenë e ndarjes së pushtetit dhe përgjegjësisë dhe normalisht se do të insistojmë për postin e presidentit”, është shprehur Gashi në T7.
Gashi gjithashtu ka thënë se LDK’ja ende nuk ka vendosur të emëroj dikë për postin e presidentit, por vetëm kanë diskutuar.
“Nuk kemi vendosur kë do të emërojmë për postin e presidentit, por kemi diskutuar, megjithatë ende nuk kemi vendosur”, ka thënë Gashi.
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok
Alby me të dashurin puthen në ashensor
Konfirmohet shkaku i vdekjes së Liam Payne
Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se numri i të vdekurv...
Guardiola në sulm për yllin e Eintracht Frankfurtit
Posta e Kosovës lanson pullat `Vendbanimet – Janjeva`