Gashi ka thënë se presidenti, Hashim Thaçi, ka bërë më së shumti presion që të votohet Gjykata Speciale.
“Personi që më së shumti e ka ndërruar mendjen për Gjykatën Speciale ka qenë presidenti, Hashim Thaçi. Në cilësinë e kryeministrit dhe kryetarit të PDK-së, në atë kohë, ka bërë presionin më të madh që të votohet Specialja”, ka pohuar Gashi në Debat Plus të RTV Dukagjinit.
Ai ka deklaruar se shumica e deputetëve që kanë ndërruar mendje për Specialen ishin nga radhët e PDK-së.
“Shumica e deputetëve që kanë ndërruar mendje kanë qenë nga PDK, pastaj u votua Gjykata, se si erdhi puna të votimi, besoj se ata nuk kanë qenë të mashtruar. Për 1 mijë e 200 euro disa deputetë e kanë shitur vendin, sepse publikisht ka qenë se nëse deputetët e PDK-së, nuk e votojnë Gjykatën Speciale, do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të futën në lista zgjedhore”, theksoi ai.
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!