Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell.
Gashi dhe ambasadori O’Connell, biseduan lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.
“Me këtë rast, ministri Gashi vuri në dukje se Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj, janë duke angazhuar që të zbatohet ligji në tërë territorin e Kosovës, me qëllim të përmirësimit të situatës së përgjithshme të sigurisë në vend”, thuhet në njoftimin për mediae.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi, sidomos sa i përket angazhimit të dy policive të dy vendeve.
Ambasadori O’Connell, theksoi se është e rëndësishme intensifikimi i bashkëpunimit mes Britanisë së Madhe dhe institucioneve të Kosovë
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’