Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga LDK, Arben Gashi, mendon se koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm.
Sipas tij, vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje pavarësisht mosmiratimit në Kuvend të Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. P o ashtu, siç shprehet ai, vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje as për shkak të mos transformimit të FSK-së e as për shkak të Gjykatës Speciale.
“Koalicioni qeverisës, për momentin, është i qëndrueshëm, sepse ka fuqinë vendimmarrëse në Kuvend dhe të gjitha vendimet që janë propozuar në Kuvend, kanë kaluar, veç çështjes së demarkacionit, e cila është një çështje, e cila kërkon konsensus më të madh se sa fuqia e koalicionit”, thotë Gashi për REL.
Kuvendi i Kosovës që prej verës së vitit 2015, nuk kaarritur që të zgjidhë çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ta shndërrojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur, dhe as të çojë përpara procesin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe partitë të në pushtet janë përballur me një kundërshtim të fortë nga opozita e bashkuar, që ka insistuar prej kohësh që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Kosova gjatë fundit të këtij viti pritet të hyjë në një cikël zgjedhor të rregullt për Asambletë komunale dhe kryetarët e komunave.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi thotë se partnerët në koalicion mund të vendosin për çfarëdo procesi zgjedhor.
“Nuk e mohoj mundësinë e zgjedhjeve, por në kuadër të analizës po them se [demarkacioni, ushtria, Gjykata Speciale ] nuk janë elementet kryesore, të cilat mund të çojnë në zgjedhje. Por, gjithsesi nëse partnerët e koalicionit vendosin që të mos jenë më bashkë, në çdo moment mund të mbahen zgjedhjet”, shton Gashi.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...