Google ADS

Gashi: Buxheti i 2018’s i jep më së shumti shtytje sigurisë

19:16 | 5 Dhjetor 2017
M. A.

Zëvendësministri Financave, Fatmir Gashi, ka komentuar çështjen e buxhetit të Kosovës, projektligji për të cilin u diskutua sot në Kuvendin e Kosovës.

Gashi ka thënë se ky buxhet i dha më së shumti shtytje sektorit të sigurisë, ndërsa ka ka potencuar se politika fiskale nuk do të rritet në 2018-të por ajo do të bie.

”Sipas buxhetit të vitit 2017-të që ka paraparë të hyrat e Kosovës, është mbi një miliardë. Ka qenë një projeksion që atëherë qeveria e ka aprovuar”, ka thënë ai në Klan Kosova.

”Kemi hapësira dhe mundësi ku njeri mund të rrisë të hyra, kjo është arsyeja pse kemi shku në të hyra reale. Madhësia e këtij kabineti qeveritar, është marrëveshje politike”, ka shtuar Gashi.

”Kur flasim për shtyllat ku ka shku rritja, ne kemi shkuar në rritjen e forcimit të ligjit”, ka thënë ai.

”Të gjithë e dijmë që gjyqësori kishte ngecje. Meqenëse rritjen ekonomike e kemi atëherë do kemi dhe rritje të pagave për 4%. Kështu ishte marrëveshja”, është shprehur ai.

”Sigurimet shëndetësore as nuk i kemi heq as nuk mund t’i sjellim sepse pa fondin smund të realizohet. Ne nuk e kemi çmimet”, ka thënë Gashi.

”Borxhi publik në vitin 2014-të ka qenë 7% ndërsa në 2017-të borxhi ishte 15%. Kjo sepse është punu është rrit skema sociale. Ligji për veteran është ai që është dhe ne është dashur të kalkulojmë për atë që duhet”, ka theksuar ai./Klankosova/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme