Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi i shoqëruar nga homologu i tij shqiptar, Pandeli Majko dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj kanë zhvilluar disa takime me komunitetin arbëresh të Italisë.
Gashi dhe Majko kanë propozuar idenë për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi mes arbëresheve të Italisë dhe të dy qeverive shqiptare.
Kjo ide është mirëpritur nga ana e arbëresheve të cilët kanë falënderuar të dy qeveritë shqiptare që po kthejnë sytë nga arbëreshët e Italisë.
Më tutje, ministri Gashi ka thënë se shqiptarët kudo në botë mburren me arbëreshët të cilët sipas tij, nuk hoqën dorë asnjëherë se kultivuari dhe promovuari traditën dhe kulturën shqiptare.
Gashi tha kudo që është në botë me diasporën ai vazhdimisht e merr shembullin e arbëresheve të cilët janë model se si qindra vjet promovuan traditën shqiptare në rrethana aspak të lehta.
Zëvendëskryeministri Dardan Gashi, së bashku me homologët e tij do të vazhdojnë vizitën në regjionin e Kalabrisë dhe Sicilisë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...