Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ajo çfarë ka propozuar PDK-ja për formimin e komisionit hetimor për energjinë është e pranueshme dhe kushtetuese, porse një gjë e tillë sipas tij, nuk vlen edhe për komisionin e propozuar nga pushteti.
Ai ka thënë se propozimi i VV-së për Grupin Parlamentar të LDK-së është i rrezikshëm.
Gashi ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë që në komisionet hetimore të cilat i ka formuar Kuvendi, pushteti ta ndryshojë objektin e hetimit.
“Çka po ndodh tash, zonja Kusari del dhe thotë që kemi propozuar një komision tjetër dhe ju sot duhet ta shkrini këtë komision në atë komisionin tjetër. Kjo nuk do të ndodhë. Pushteti tenton ta mbytë një kërkesë për hetim parlamentar me veprimet dhe mosveprimet e tij. Del kryetarja e grupit parlamentar të pushtetit dhe po thotë hajde po i hetojmë 20 vjetët e kaluara. Dhe i them po publikisht, që ne e mbështesim, por një komision tjetër, jo ky. Sot fatkeqësisht do të përplasemi dhe do të përplasemi keq”, ka thënë ai./arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...