Sot, në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, janë ndarë certifikata të aftësimit profesional për punë në sektorin e mobilierisë – montim e shitje.
Dhënia e këtyre certifikatave është bërë pas aftësimit profesional të të rinjve, realizuar në kuadër të programit “Rritja e punësimit përmes zhvillimit të ndërmarrësisë”. Me anë të këtij programi për sektorin e mobilierisë janë trajnuar më shumë se 130 të rinj nga komuna të ndryshme në vendin tonë.
Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u shpreh i lumtur me realizimin e këtij programi dhe po ashtu shprehu falënderime të veçanta për bizneset që kanë mundësuar punën praktike e për të cilët u ndanë certifikata dhe për përfituesit e projektit.
Ndër të tjera, ministri Gashi tha: “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, progresivisht ka rritur përkrahjen për rininë e në veçanti në këto vitet e fundit. Qëllimi i realizimit të projekteve të tilla është që të rinjtë të aftësohet në mënyrë që të jenë ekonomikisht të përgjegjshëm dhe të pavarur e kësisoj të jenë qytetarë aktivë e po ashtu që të rinjve të vendit tonë tu mundësohet që ta njohin botën e tyre të brendshme dhe mjedisin që i rrethon”.
Ai po ashtu tha: “Ne si Ministri jemi një mekanizëm i rëndësishëm që t’i ndihmojmë të rinjtë për tregun e punës, nga ky projekt 12 të rijnë tashmë janë punësuar. Kjo është edhe një arsye shtesë që në vitin 2019 ta kemi fondin edhe më të madh sa i përket aftësimit profesional të të rinjve por edhe përgatitjes së tyre për tregun e punës”.
Ministri Gashi theksoi edhe pjesëmarrjen e gjinisë femërore që në këtë program pjesëmarrja e tyre ka qenë prej 54% duke e cilësuar këtë si lajm jashtëzakonisht të mirë.
Ndërkaq, përfaqësuesit e bizneseve dhe përfituesve të projektit, për të cilët u ndanë certifikata u shprehën të kënaqur për këtë bashkëpunim dhe sipas tyre realizimi i një programi të tillë ka rezultuar të jetë i suksesshëm në aftësimin e të rinjve. Po ashtu ata u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen me Ministrinë, në mënyrë që të rinjtë e vendit të përfitojnë në aftësimin e tyre dhe të përgatiten mirë profesionalisht për të hyrë në tregun e punës./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...