Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhim jo të mirë të gjendjes me pandemi dhe për shkak të paralajmërimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se paaftësia qeverisëse po e dëmton mirëqenien e qytetarëve dhe se problemet e tyre po shtohen përditë e më shumë.
“Paaftësia qeverisëse, zgjidhjet e problemeve i ka të thjeshta “Shto një problem për të shuar një tjetër”. Kjo terapi politike e ka origjinën te qeveritë e paafta dhe popullsite, të cilat nuk ndalen me kaq, ngase fillojnë një fushatë të egër arsyetuese dhe fajësuese ndaj të gjithëve. Në shumë raste i fajësojnë edhe qytetarët. E pastaj vazhdojnë me propagandën e suksesit imagjinar, duke i mohuar të vërtetat e prekshme dhe të dëmshme, të jetueshme dhe reale. Kulmin e padrejtësisë e arrijnë kur humbjet e qytetarëve i promovojnë si fitore, gjersa festojnë në emër të suksesit imagjinar. E papranueshme. Krejt e padrejtë”, shkruan Gashi.
“Sepse, nuk mund t’i thuash qytetarëve: urime për rritjen e çmimeve. Apo, gëzohuni se tash e tutje do të keni mundësi të blini e të ushqeheni më pak. Nuk mund t’i thuash qytetarëve: vlerësoni pozitivisht faktin që do ta paguani faturën e energjisë elektrike për 300% më shtrenjtë. Apo, vlerësoni pozitivisht faktin se do të ngroheni më pak e do ta paguani më shumë, ndërsa ju prodhues do të punoni më pak ose aspak. Nuk mund t’i thuash qytetarëve; përgëzime se po thyejmë rekord të zi me numër të të infektuarve. Nuk bën. Nuk duhet. Është keq”, ka shtuar ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...