Drilon Gashi, specialist i zhvillimit ndërkombëtar në Uashington, ka thënë se administrata aktuale amerikane është pro Kosovës, por sipas tij së fundmi aty është rritur presioni më i madh nga ana serbe.
Duke komentuar një letër që më shumë se 40 organizata shqiptaro-amerikane i dërguan presidentit amerikan Donald Trump, për kahen e politikës së Amerikës karshi Kosovës, Gashi ka thënë se Kosova vazhdon ta ketë mbështetjen e amerikanëve, por ka shtuar se ideja për shkëmbim territoresh, që po rikthehet vazhdimisht, është e rrezikshme për Kosovën.
“Mendoj që raportet vazhdojnë të jenë të mira, ato që ishin. Kosova ka mbështetje dypartiake. Çka ka ndodh në kohën e fundit besoj se SHBA-të kanë administratë më joortodokse dhe kjo ka barë që ata po shohin më shumë vende në botë të rikalibrojnë marrëdhëniet që kanë me shtete të ndryshme e të rishikojnë çështjet e hapura siç e kanë shikuar Lindjen e Mesme dhe dialogun Kosovë-Serbi. Në kuadër të rishqyrtmit të dialogut kanë qenë disa momente që s’jemi mësuar t’i shohim. Ishte interesim më i madh i presidentit Trump dhe përfaqësuesit të dialogut Richard Grenelit, por kemi pa edhe qasje të papritura, një presion i shtuar të administratës këtu. Kjo ishte ndër shtytësit që komuniteti shqiptar të adresojë këtë pikë e të bëjmë presionin për këto negociata që po flitet që hyjnë në fazën përfundimtare”, ka thënë ai në Interaktiv të KOHËS.
Tutje Gashi ka thënë se komuniteti shqiptar në SHBA ka shprehur frikën dhe shqetësimin për marrëveshjen e përfolur për shkëmbim të territoreve. Gashi ka thënë se një shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi do të kishte pasoja për gjithë rajonin.
“Çfarëdo shkëmbimi do të çelte si temë në Bosnje, ku Serbia ka interes të bëjë ndryshim që të faktorizojë komunitetin serb atje. Por do të ishte edhe për shqiptarët që janë jashtë kufijve të Kosovës e Shqipërisë. Por shqetësimi kryesor ishte që për vetë Kosovën do ta dëmtonte integritetin territorial por edhe interesin e Kosovës në këto bisedime. Nga këto që kemi parë është se nuk i është ofruar asgjë Kosovës. Është shumë të jepet territor, e sidomos kur ka amulli të madhe se çfarë do të marrë në shkëmbim. Ne e kemi parë si të rrezikshme e jo në interes të Kosovës”, ka shtuar ai.
Gashi ka thënë se nga lufta në Kosovë, SHBA-ja ka pasur distancim të raporteve me Serbinë, ndërsa së fundmi ka thënë se ka vënë re që është forcuar prania e Serbisë në SHBA.
“Serbia s’kishte derë të hapur që të ndikonte shumë e të kishte marrëdhënie strategjike, por me kalimin e viteve ka forcuar praninë e saj dhe ka arritur të ketë takime ë strategjike e zë më tepër. Ka arritur që të përçojë më tepër porositë e saj e ato mund të kenë ndikuar në këtë administratë. Kjo administratë është pro Kosovë, por po ka presion më të madh të lobit serb”, ka thënë Gashi./koha.net/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...