Deputeti nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi ka komentuar ndërrimin e dy pushteteve në vend – një vit nga zgjedhjet e fundit.
Gashi në Edicionin Special në Klan Kosova deklaroi se edhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe Lëvizja Vetëvendosje në qeverisje treguan se janë të dobëta.
“Partia Demokratike e Kosovës që nga 6 tetori në momente kur janë shpallur rezultatet e zgjedhjeve e kemi pranuar verdiktin e qytetarëve dhe lideri ynë ka dalë dhe ka tregu se do jemi opozitë – dhe kështu kemi vazhduar punën tonë si opozitarë”.
“Kemi artikuluar çdo çështje që është brengë e qytetarëve si opozitë, normal për një subjekt që ka qenë shumë gjatë në pozitë ka qenë normale të kalojmë në një pozitë tjetër dhe të merremi me vetveten”.
“Edhe sa kemi qenë në qeveri kemi pas bashkëqeverisje më qytetarët, por për një vjet qeverisje tjetër po shihet që subjekti ynë ka qenë subjekti më i mirë qeverisëse dhe të gjitha proceset e shtetit i ka çuar përpara – aty ku ka qeverisë PDK-ja është gjithmonë më mirë”.
Gashi mes tjerash tregoi se synimi i tyre është që vendi pas pandemisë të shkojë në zgjedhje.
“Pas pandemisë synimi ynë është që të shkojmë në zgjedhje – ne mendojmë se nga ajo që kemi nga gjatë këtij viti partitë politike edhe VV si drejtuese e qeverisë së parë dhe LDK e qeverisë së dytë kanë tregu një qeveri të dobët dhe një plogështi në vendimmarrje”.
“Qeverisja e LDK-së sot nuk është në gjendje të kaloj asnjë ligj – ne mendojmë që dëmin që ka shkakuar Kurti në izolimin e Kosovës ka qenë i paprecedent dhe mendojmë që edhe Hoti është kopje e qeverisë Kurti në kuptimin e marrëdhënieve me shtetet e huaja ka një qasje tjetër dhe më bashkëpunuese”.
“Hoti në takimet në Washington dhe Bruksel ka huq shumë nga një mundësi që Serbia ta njohë Kosovën bën dialog teknik”.
“Kosova nuk ka më çfarë të jep në këto diskutime, Hoti këtu e ka devijuar procesion e dialogut dhe ka kaluar në dialog teknik”, deklaroi Gashi.
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...