Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka vizituar stërvitjet e Batalionit 133 të Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të Iowas dhe Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në një noftim nga FSK, bëhet e ditur se përveç fushave tjera, kësaj radhe fokus kishte stërvitja dhe gjuajtja me mortaja nga ushtarakët e të dyja forcave, gjatë operacioneve në këtë stërvitje, ushtarakët tanë dhe partnerët u trajnuan edhe në manovrimin me autoblinda në fushëbetejë dhe gjuajtje me mitralierë 12.7mm.
“Gjeneral Jashari pa nga afër edhe gjuajtjet me mortaja të cilat janë pjesë organike e njësive të këmbësorisë dhe ofrojnë fuqi të zjarrit indirekt kundrejt caqeve të armikut”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Tutje theksohet se ushtarakët e Kosovës treguan profesionalizëm dhe rezultate të larta, për çka edhe u vlerësuan lartë nga partnerët tanë të Gardës Kombëtare të Ajovës.
“Komandanti i FSK përgëzoi ushtarakët tanë dhe ata partnerë për zellin dhe përkushtimin në aftësimin në sisteme të zjarrit indirekt”, njofton FSK.
FSK së bashku me aleatin e saj strategjik, SHBA-të, do të vazhdojnë të zhvillojnë kapacitete të tilla me synim të rritjes së gatishmërisë për reagim në çdo situatë që mund të ballafaqohen./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...