Google ADS

Garda Kombëtare e Idahos bëhet gati për t’u nisur për Kosovë, Osmani i falënderon

15:52 | 7 Shtator 2024
K.B

Ushtarë të Gardës së Ushtrisë Kombëtare të Idahos po bëhen gati për t’u vendosur në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Siç ka njoftuar Misioni i ShBA-së në NATO, për Aleancën, siguria dhe stabiliteti i Kosovës është i rëndësie të veçantë.

“Pjesëtarë të Gardës së Ushtrisë Kombëtare të Idahos po vendosen jashtë vendit në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Këta qytetarë-ushtarë do të trajnohen në Teksas, para se t’i bashkohen Operacionit Gardiani i Përbashkët për një vit. Siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie strategjike për Aleancën”, ka thënë misioni i ShBA-së në NATO.

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar çdo amerikan që shërben në Kosovë.

“Populli i Kosovës ju mirëpret me zemra të hapura. Jemi falënderues për shërbimin dhe mbështetjen e çdo amerikani që shërben në vendin tonë, krahë nesh”, ka shkruar Osmani në X.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme