Google ADS

Garat ilegale të shpejtësisë/ Policia gjobit me 400 euro shoferin dhe për dhjetë muaj i ndalon vozitjen

17:38 | 8 Prill 2024
E.G

Policia e Kosovës, përmes një video të publikuar në rrjete sociale, ka identifikuar shoferin i cili ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë.

Sipas tij, shoferi është gjobitur me 400 euro, katër pikë negative, e poashtu i është marrë leja për dhjetë muaj, shkruan Arbresh.info.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” dhe në bazë të publikimit të video incizimeve në rrjetet sociale ka identifikuar shoferin që ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, i njëjti është gjobitur 400 €, 4 pikë negative dhe 10 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme