Fondi Evropian i Investimeve (FEI), pjesë e Grupit të Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), ka nënshkruar marrëveshje garancie të portofolit me 11 banka dhe ndërmjetës financiarë në ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas njoftimit, këto marrëveshje, të financuara nga BE-ja në kuadër të Instrumentit për Sipërmarrje dhe Inovacion në Ballkanin Perëndimor (WB EDIF) Iniciativa e Garancive për Qëndrueshmerinë e NVM-ve do t’u mundësojnë bankave dhe institucioneve financiare vendase të krijojnë një portofol kredish për NVM-të për një shumë totale prej mbi 750 milionë euro, së bashku me ato që do të nënshkruhen deri në gjysmën e parë të vitit 2024, shkruan Arbresh.info.
“Këto burime financiare synojnë të rrisin qasjen në financa te bizneset e vogla dhe të përmirësojnë qëndrueshmërinë e tyre ndaj vështirësive të vazhdueshme ekonomike, duke krijuar njëkohësisht kushte për zgjerimin e biznesit, punësimin dhe inovacionin. Në Kosovë, ky instrument pritet të shpërndajë kredi me një vlerë totale prej 37 milionë eurosh, të disponueshme me kushte të favorshme kreditimi për rreth 690 NVM-të, duke mbështetur rreth 9 500 vende pune.”, thuhet në njoftim.
Marjut Falkstedt, drejtori ekzekutiv i FEI-t, tha se duke mbështetur bizneset e vogla në Ballkanin Perëndimor do të përmirësojnë kapacitetet e tyre.
“Duke mbështetur bizneset e vogla të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në segmentet e tij më të dobëta dhe të brishta, këto burime financiare do të përmirësojnë kapacitetin e tyre për risi dhe rritje, duke kontribuar në të njëjtën kohë në integrimin e mëtejshëm brenda ekonomisë së BE-së. Në këtë mënyrë, këto fonde të konsiderueshme do të ofrojnë një shtysë për zhvillimin e ekonomive rajonale të fuqishme dhe konkurruese, si dhe avancimin e tyre në zinxhirët globalë”, tha Falkstedt.
Në Kosovë, garancitë e FEI-t zhbllokuan rreth 190 milionë euro në total deri më tani për afro 3 000 NVM, të cilat ndihmuan në ruajtjen e 31 000 vendeve të punës.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog shtoi se falëpërpjekjeve të përbashkëta këto biznese do të jenë në gjendje të rrisin mundësitë e tyre të financimit dhe të marrin kredi me kushte të favorshme.
“Falë përpjekjeve tona të përbashkëta, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë do të jenë në gjendje të rrisin mundësitë e tyre të financimit dhe të marrin kredi me kushte të favorshme. Kjo nismë e financuar nga BE-ja do t’i ndihmojë ndërmarrjet e tilla në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor që t’i përgjigjen më mirë sfidave ekonomike dhe të rriten.”, ka thënë ambasadori i BE-së/Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...