Kandidati i AAK-së për Kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, ka prezantuar programin qeverisës me të cilin synon ta drejtojë komunën pas 17 tetorit.
Ai përveç kësaj nga një kopje ka ndarë për pesë kundërkandidatë tjerë në këtë garë, njofton Klan Kosova.
Berisha ka theksuar se këtë plan e ka harmonizuar në bashkëpunim me qytetarët e Malishevës.
“Jam i vetmi nga kandidatët e këtij qyteti që kurrë një cent nuk ia kam marrë por vetëm i kam dhënë. Në planin tim për Malishevën e kam cekur që programin e kemi bërë bashkë me qytetarët”.
“Mendoj se ekipi dhe qytetarët e kanë bërë këtë plan të veçantë”.
Tutje në Edicionin Zgjedhor, Berisha ka thënë se në 15 pikat e planit të tij, përfshihen shëndetësia, arsimi, barazia dhe ujë të pijshëm 24 orë.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...