Gara me vetura në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, ndërhyn Policia

17:43 | 10 Shkurt 2024
R J

Dy shoferë janë dënuar dje nga Policia e Kosovës, pasi në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara sportive me vetura.

Rasti ka ndodhur në aksin rrugor Mitrovicë –Vushtrri ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor”, njofton policia.

Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej 150 euro, si dhe nga një (1) pikë negative, pasi të dyshuarit kishin penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme