Prishtina në mesin e 200 qyteteve nga e mbarë bota, si nikoqire e NASA Space Apps Challenge.
Nga 22-24 Prill, në Innovation Centre Kosovo (ICK) mbahet gara prestigjioze e NASA-së – Space Apps Challenge.
Kjo është hera e dytë që gara organizohet në vendin tonë, pas edicionit të vitit 2015 dhe triumfit galaktik të ekipit NatEv Explorer në kategorinë “People’s Choice Award”.
Janë gjithsej gjashtë kategori të përcaktuara nga NASA për këtë vit: Teknologjia, Aeronautika, Stacioni Hapësinor, Sistemi Diellor, Toka dhe Ekspedita në Mars. Secila kategori është e përbërë nga nën-kategori, të cilat duhet të përzgjidhen nga ekipet garuese.
Regjistrimi është hapur dhe ftohen të gjitha ekipet që të aplikojnë KËTU. Aplikimi duhet të kryhet individualisht nga secili anëtarë i ekipit, më së largu deri më 20 Prill 2016.
Programerë, inxhinierë, dizajnerë, fotografë, studentë, artistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, ftohen që të ndihmojnë ekipet pjesëmarrëse me mentorim, këshillim, kodim dhe dizajn. Të interesuarit duhet të lajmërohen në [email protected].
Garës do ti paraprijë “Data bootcamp” që organizohet me 14 Prill dhe ka për qëllim përgatitjen e ekipeve të regjistruara, nëpërmjet informatave rreth garës, kategorive, veglave, kritereve të vlerësimit dhe ligjëratave profesionale për shfrytëzimin e të dhënave të hapura, kodimit, dizajnit dhe përgatitjen e projekteve finale.
Në fund të garës 72-orëshe, Kosova do të nominojë 2-3 projekte për vlerësim nga ana e jurisë profesionale të NASA.
NASA Space Apps në Prishtinë organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK).
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA