Google ADS

Gara: Aeroporti “Adem Jashari” ka pritur 2 milionë udhëtarë deri më sot

12:52 | 3 Gusht 2023
E.G

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara në një intervistë për Arbresh.info, ka thënë se numri i udhëtarëve deri sot në Aeroportin e Prishtinës ka arritur shifrën 2 milionë.

Pas pandemisë, Gara tha se Aerporti i Prishtinës është konsideruar si airoporti me rimëkëmbjen më të shpejtë në Evropë, kjo sipas saj, shkaku i bashkëudhëtarëve të cilët kanë ardhur në vendlindje me tu liruar masat, shkruan Arbresh.info.

“Jemi konsideruar si njëri nga airoportet me rimëkëmbjen më të shpejtë në Evropë. Kjo ka ardhë si rezultat i bashkëatdhetarëve tanë të cilët sapo u janë liruar masat pas pandemisë kanë ardhur në vendlindjen e tyre. Këtë vit kemi një numër të udhëtarëve më të shumtë se sa vitin e kaluar diku rreth 15% në 6 mujorin e parë, ndërkaq në muajin korrik kemi arritur pothuajse 400 mijë udhëtarë, kështu që për momentin jemi diku te shifra 2 milionë udhëtarë deri në këtë ditë”, tha ajo.

Tutje ajo tha se pritet që deri në fund të vitit të kalohet shifra prej 3 milionë udhëtarësh.

Ndërkaq, krahasuar me vitet para pandemisë, Gara tha se rritja në numrin e udhëtarëve është pothuajse e dyfishuar.

Sipas saj, bashkëudhëtarët frekuentojnë më shumë tani Airoportin e Prishtinës, të cilët siç tha ajo, përbëjnë 80% të numrit të udhëtarëve.

Sa i përket destinacioneve, prin ai i Zvicrës, Gjermanisë, Turqia e Austria, bërti të ditur zëdhënësja Gara.

“Rreth 40% të tregut në Aeroportin e Prishtinës është vetëm nga Zvicra, mbi 30% është nga Gjermania dhe më pas diku rreth 8% dhe 6% nga Turqia dhe Austria”, tha Gara./Arbresh.info/

Të ngjashme