Instituti GAP ka publikuar raportin “Pagesa e polisave kufitare nga buxheti i shtetit”.
Pagesa në kufi për sigurimin e autopërgjegjësisë ka qenë një ndër ankesat e vazhdueshme të diasporës, kryesisht për shkak të vonesave në kufi dhe kostos relativisht të lartë. Andaj, Qeveria e Kosovës mori vendim për mbulimin e plotë të obligimeve të primit të sigurimit kufitar për të gjithë bashkëatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt i polisës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021.
Raporti vlerëson se pagesa e polisave kufitare nga buxheti i shtetit nuk do duhet të shërbejë si praktikë edhe në vitet e ardhshme.
Kjo për faktin se është një shpërndarje e padrejtë e taksave të qytetarëve, duke subvencionuar një kategori të popullsisë në gjendje të mirë financiare.
Në vend të kësaj, në periudhë afatshkurtër, Qeveria e Kosovës, BQK dhe BKS duhet të ua mundësojnë pjesëtarëve të mërgatës dhe të huajve që hyjnë në Kosovë, që polisat kufitare t’i paguajnë në mënyrë elektronike (‘online’) me qëllim të shkurtimit të kohës për pritjet në kufi.
Në aspekt afatgjatë, institucionet duhet të sigurohen që numri i veturave të paregjistruara dhe në qarkullim të ulet nga 30% në 5%, dhe kësisoj, të largohet edhe pengesa praktike për aplikim për anëtarësim në “Kartonin e Gjelbër”. /arbresh.info/
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri