Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” të dhënat më të fundit për realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatë zgjedhore të 2017. Periudha e monitorimit përfshin gjashtëmujorin e parë të 2020.
GAP ka bërë të ditur se nga gjithsej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, deri në muajin qershor 2020 janë përmbushur 364 premtime, 185 premtime janë realizuar pjesërisht, 206 premtime kanë filluar të përmbushen, ndërsa 148 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë në përmbushjen e tyre, transmeton Arbresh.info.
“Numri më i madh i premtimeve është realizuar në fushën e çështjeve sociale (74%), fushën e bujqësisë (57%) dhe atë të administratës (53%). Ndërsa shkalla më e ulët e përmbushjes së premtimeve është shënuar në fushën e kulturës (28%) dhe atë të urbanizimit (22%)”, thuhet në njoftimin e GAP.
GAP ka theksuar se përkundër përballjes me pandeminë, komunat kanë treguar performancë të mirë në përmbushjen e planeve dhe projekteve të parapara.
“Në pjesën më të madhe të periudhës së gjashtëmujorit të parë të 2020 komunat janë përballur me gjendje të renduar si pasojë e pandemisë COVID-19. Përkundër kësaj, rezultatet e dala nga vlerësimi i përmbushjes së premtimeve, tregojnë për një performancë të mirë të pushtetit lokal në përmbushjen e planeve dhe projekteve të parapara”, thuhet në njoftimin e GAP./Arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi