Google ADS

Gap prezanton ndikimin buxhetor të Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit

06:58 | 28 Maj 2018
Arbresh.info

Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantojë analizën “Ndikimi buxhetor i Ligjit për pensionin meritor të punëtorëve të arsimit shqip të viteve ’90”.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka draftuar “Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1900/91 deri në vitin shkollor 1998/99”.

Sipas vlerësimit të ndikimit financiar buxhetor të Ministrisë së Financave, ky ligj do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës rreth 16.7 milionë euro në periudhën 2019-2020.

Instituti GAP ka draftuar një analizë ku paraqet argumente se projektligji i lartpërmendur ka kosto më të lartë se 16.7 milionë euro dhe se deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës e kanë miratuar në parim këtë projektligj me informacion gjysmak apo të gabuar.

Në këtë draft analizë, Instituti GAP gjithashtu ka paraqitur një model me skenare të ndryshme të kostos financiare të këtij projekligji.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme