Instituti GAP ka realizuar një studim rreth mos përputhjes midis fushës arsimore dhe profesionit në Kosovë, ku del se 54% e të anketuarve përballen me mospërputhje midis fushës arsimore dhe profesionit, ku 61% janë burra dhe 39% janë gra.
GAP njofton se tre fushat universitare prej të cilave të diplomuarit kanë më së shumti mospërputhje janë 88% programe të përgjithshme, 76% shkencat ekzakte dhe 78%e bujqësi dhe veterinari.
Kurse, fushat me më së paku mospërputhje janë edukimi me 13% dhe shëndetësi e mirëqenia me 17%.
“Në anën tjetër industritë ku punëtorët kanë më së shumti mospërputhje janë industria e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit (62%), e ndërtimtarisë (83%), e tregtisë me shumicë dhe pakicë dhe riparime automjetesh dhe motoçikletash (77%), dhe shërbimeve tjera (69%), ndërsa me më së paku mospërputhje është arsimi (9%)”, thuhet në raportin e publiku ar nga GAP.
Se çka e shkakton këtë mospërputhje, raporti tregon se gjinia është një ndër përcaktuesit kryesor, ku nëse individi është grua ajo do të ketë mesatarisht më pak mospërputhje se sa një burrë.
Por, kjo nuk vlen për gratë që kanë ndjekur fusha arsimore si drejtësi dhe inxhinieri, ose punojnë në industri si bujqësi, prodhim, dhe tregti, ku mospërputhja është më e madhe.
“Dallimet gjinore në fushat arsimore dhe industri të përzgjedhura mund të jenë edhe si rezultat i stereotipeve që vërehen edhe në vende të tjera, ku burrat për dallim prej grave punësohen në industritë më produktive të ekonomisë, dhe se burrat dhe gratë ndjekin fusha arsimore historikisht të dominuara nga ta – burrat në inxhinieri, e gratë në edukim dhe shëndetësi”, thuhet tutje në publikimin nga GAP.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...