Google ADS

Ganimete Musliu: Le ta marrë Vjosa Osmani djalin e presidentit në punë

18:31 | 12 Shkurt 2020
Arbresh.info

Përveç shfuqizimit të vendimit për rritjen e pagave nga ish-qeveria Haradinaj, kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme ka shkarkuar edhe koordinatorët nacionalë.

Derisa, një nga të shkarkuarit është edhe Mendim Rugova, i cili u emërua nga ish-kryeministri Haradinaj si Koordinator Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një shkrimi të bërë në faqen zyrtare Facebook ka kërkuar nga kryeparlamentarja Osmani, që djalin e presidentit historik, Ibrahim Rugova ta punësojë në kabinetin e saj.

Ky është postimi i deputetes Musliu:

I propozoj Vjosa Osmanit qe ta merr ne kabinetin e saj Mendimin, djalin e Presidentit Rugova, pas shkarkimit qe i beri sot z.Kurti. Le te tregohet respekti per Presidentin Rugova me vepra dhe jo me fjale. Nuk respektohet emri i Rugoves duke ia luftuar familjen.

Vjosa e ke mundesine qe te tregosh qe inspirimin e ke te vertete e jo loje, perndryshe na bene me kuptu qe familja Rugova se pari duhet me vdeke per me te inspiru ty.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme