Google ADS

Ganimete Musliu- Faton Topallit: A do të ketë kunja edhe Ferizaj?

13:58 | 2 Tetor 2017
arbresh.info

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i është drejtuar kandidatit për kryetar të Ferizaj nga radhët e LVV, Faton Topalli, me një pyetje nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

“A do të ketë kunja ferizaji edhe a do të ketë suficit buxheti,” ka pyetur Musliu

Ajo thotë se asnjëherë nuk do të besonte se LDK-ja do të bëhej mekanizëm i LVV.

“Se LDK bëhet mekanizëm i LVV kurrë nuk e kisha besu,” është shprehur Musliu në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme në të cilën po debatohet lidhur me “Parimet programore të Qeverisë së Kosovës 2017-2021”.

Ajo ju drejtua me një mesazh LDK-së, nga foltorja.

“Mos rrëshitni se keni me gabu shumë rond.”

Ajo foli edhe për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për kohën sa iu kishte bashkuar kauzave të Vetëvendosjes.

“Në momentin që u shkëput nga kjo lëvizje u kthye si triumfues,” thotë Musliu.

/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme