Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se tani për tani nuk mendon t’i përgjigjet me kundërpadi ndaj deputetes Ganimete Musliu, e cila sot ka njoftuar se e ka paditur ministrin Peci për shpifje.
Peci në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka thënë se në rast se vazhdon kjo formë e kërcënimit atëherë, ai nuk e përjashton mundësin t’i përgjigjet me kundërpadi.
“Besimin që e kam marrë qytetar edhe përgjegjësit e mija si ministër i bujqësisë, ma bën që barrën kryesore e kom zhvillimin e sektorit. Nuk e marr mundin që ta marrë një veprim të tillë(kundërpadi). Në rast se vazhdohet me këto forma për të frikësuar, nuk e përjashtoj një mundësi të tillë që të kundërpërgjigjem me një kundërpadi apo me forma të tjera”, tha Peci.
Ai foli edhe për momentin kur u gjuajt me gotë të plastikes të mbushur me ujë nga deputetja Musliu, për të cilën tha se ka qenë sulm fizik.
Sipas tij, po të kishte Musliu diçka tjetër afër vetes, do ta sulmonte, por që në ato momente kishte vetëm gotën e plastikës.
“Mënyrën se si e demostrojke vulgarizmin e saj, unë mendoj në rast se ajo kish pas në dorë diçka tjetër, kish mujt me gju edhe me dicka tjetër”, tha Peci.
Ndryshe, sot deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka ngritur padi ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci pas përplasjes që kanë pasur në komision. Musliu tha se gjuajtja me ujë ndaj ministrit ka ardhur shkaku i akuzave të ministrit Peci ndaj saj.
Musliu tha se ministri Peci do të japë llogari në gjyq.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...