Google ADS

Ganimete Musliu e kalon me sukses operimin në zemër

23:16 | 21 Shkurt 2024
E.H

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka kaluar me sukses operimin kirurgjikal në zemër.

Kështu ka bërë të ditur miku i deputetes Musliu, Besnik Miftaraj me anë të një postimi në Facebook.

“Ndërhyrja kaloj me sukses dhe tash të uroj shërim sa më të shpejt mikesha ime, Ganimete Musliu!”, ka shkruar gjatë ditës së djeshme Besnik Miftaraj.

Kujtojmë se, Musliu ka udhëtuar ditë më parë në Gjermani pas problemeve shëndetësore që i janë shfaqur në zemër./Arbresh.info

Lexo edhe:

Musliu: Do t’i nënshtrohem një operimi në zemër, më duhet të tërhiqem përkohësisht nga puna

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme