Google ADS

Gani Thaçi mirëpret raportin e Avokatit të Popullit

16:07 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Byroja Kosovare e Sigurimit nëpërmjet Koordinatorit të Përgjithshëm për Planifikime Strategjike Gani Thaçi, ka mirëpritur raportin e Avokatit të Popullit me të cilën është konstatuar se kushtëzimi nga ana e komunave me të cilin qytetarët detyrohen të paguajnë tatimin në pronë.

Kjo në mënyrë që atyre t’u lëshohet dëshmia për pagesën e taksës komunale të nevojshme për regjistrimin e automjetit, nuk është një metodë e ligjshme për inkasimin e tatimit në pronë.

Përveç tjerash lidhur me këtë shqetësim Byroja Kosovare e Sigurimit qysh në fillim të zbatimit të Udhëzimin Administrativ nr. 07/2011 të Ministrisë së Financave i datës 13 korrik 2011 ka reaguar duke konsideruar si jo ligjore dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, përcjellë portali Arbresh.info.

Sipas këtij udhëzimi, Byroja Kosovare e Sigurimit shton faktin se detyrimi i qytetarëve që të paguajnë tatimin në pronë, në mënyrë që atyre t’u lëshohet dëshmia për pagesën e taksës komunale, të nevojshme për regjistrimin e automjetit, në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në rritjen e numrit të veturave të pa siguruara dhe pa regjistruara në vend.

“Si tillë është indikator në rritjen e rrezikshmërisë së pjesëmarrësve në komunikacion ku ndikon edhe në rritjen e numrit të aksidenteve të trafikut me lëndime trupore dhe fatalitet pasi që veturat e pasiguruara nuk i nënshtrohen kontrollimit teknik dhe si rrjedhojë qarkullojnë në komunikacion teknikisht të parregullta”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në Republikën e Kosovës sipas hulumtimeve numri i automjeteve të pasiguruara arrijnë mbi 20% dhe një ndër faktorët që drejtpërdrejtë ndikon në paraqitjen e kësaj përqindje është Udhëzimi Administrativ nr. 07/2011 i cili obligon qytetarët në pagesën e tatimit në pronë.

Për më tepër, Byroja Kosovare e Sigurimit, inkurajon çdo iniciative në parandalimin e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe mirëpret reflektim nga ana e institucioneve përkatëse për shfuqizimin e Udhëzimin Administrativ nr. 07/2011 i cili veprim konsiderojmë se do të kishte ndikim pozitiv në Industrinë e Sigurimit në Republikën e Kosovës dhe mirëqenien e qytetarëve./Arbresh.info

j

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme