Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovë, Gani Geci ka njoftuar se me të hyrë në Maqedoni është alarmuar Shërbimi Informativ i këtij vendi.
Sipas tij policia kufitare e Maqedonisë është e obliguar ta njoftoj Shërbimin Informativë sa herë që ai futet në Maqedoni.
“Të nderuar qytetar sot derisa po vizitoja Republikën e Maqedonisë. Policia kufitare Maqedonase po sa morën dokumentet e mia dhe verifikuan emrin tim më than që të pres për një moment. Siç mora vesh policia kufitare Maqedonase është e detyruar ta njoftoj Shërbimin informativ te Maqedonisë për çdo hyrje timen në Republikën e Maqedonisë”, ka njoftuar Geci në Facebook.
Ai më tej ka thënë se qëndrimi i tij në Maqedoni është i vëzhguar për siç e ka cilësuar ai qëndrimit të tij politik.
“Vlen te theksohet se ka me shumë se 15 vite qe nuk kam qenë në Republikën Maqedonisë,por e kuptova se qëndrimi im në Maqedoni është i vëzhguar sigurisht për arsye te qëndrimit tim politikë nacional, sepse në Republikën e Maqedonisë asnjëherë as për ngasje të shpejtë nuk kam rënë ndesh me Ligjet e Maqedonisë”, ka shkruar Geci në Facebook.
Ish-deputeti ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të përkujdesën për qytetarët e saj kur futen në Maqedoni.
“Unë Gani Geci si ish-deputet i Republikës së Kosovës kërkoj nga institucionet relevante të Republikës se Kosovës që të përkujdesen për qytetaret e vet që udhëtojnë në Republikën e Maqedonisë dhe të kërkojnë nga institucionet e Republikës se Maqedonisë që të heqin nga vëzhgimi emrat që nuk kanë rënë ndesh me ligjet e Maqedonisë dhe nuk cenojnë integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë”, ka shkruar Geci në Facebook.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...